Rritja e pagave ndërpret grevën e institucioneve kulturore NULL NULL 13.09.2018 16:09 13.09.2018 16:09 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka miratuar kërkesën e shoqatave sindikale të Teatrit Kombëtar, Filarmonisë, Operës dhe Ansamblit “Shota”, për ngritjen e pagave prej një nëntorit të këtij viti. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë shtë miratuar Koncept Dokumenti për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesionalë të Trashëgimisë Kulturore, njofton Klan Kosova. “Me sigurimin e një page bazë konkurruese me rajonin do të kontribuojmë në konkurrencë dhe interesim më të madh të punëtorëve profesionistë të kulturës për angazhim në institucionet publike të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore. Me miratimin e Rregullores, kemi dhënë përgjigjen e duhur dhe meritore”, ka thënë Gashi. Këto institucione kulturore kanë qenë në grevë që nga 5 shtatori, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024