11:23, 13 Janar 2018

Qeveria e Kosovës të premten miratoi propozimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, për rritjen prej 20 për qind të asistencës sociale.

Deri më tani përfituesit varësisht nga numri i anëtarëve kanë përfituar asistencë sociale në vlerë prej 50 euro deri në 150 euro, ndërsa sipas ministrit me rritjen prej 20 për qind kjo vlerë do të jetë nga 60 në 180 euro.

Reçica tha se kjo rritje do të ndihmojë në zbutjen e papunësisë dhe në mirëqenien e qytetarëve që përfitojnë nga kjo asistencë. Por sa në fakt reflekton kjo rritje kur përkthehet në paratë që do të marrin qytetarët e vendit si asistencë sociale?

Një qytetar që deri tani ka marrë 50 euro, pas rritjes do të marrë 60 euro, ndërsa familja me pesëmbëdhjetë anëtarë që ka marrë 147.5 euro, do të marrë 177 euro në muaj.

Nëse e kthejmë në shumën ditore për anëtar, i bie që i pari të marrë 1.94 euro në ditë, ndërsa familja pesëmbëdhjetë anëtarëshe, për kokë, të ketë 0.38 euro në ditë.

Interesante