12:00, 17 Qershor 2017

Ekspertët i frikësohen rritjes së përdorimit të marihuanës, përderisa shifrat veçse tregojnë rritje të përdoruesve nëpër shtetet ku ligjet ua lejojnë një gjë të tillë.

Sipas një raporti të ri, personat të moshës 26 vjeçare dhe më të rritur kanë pësuar rritjen më të madhe në përdorimin e marihuanës, për rreth 2% menjëherë pas miratimit të ligjit në tetë shtete amerikane.

Hulumtuesit nga Universiteti i Kolumbisë gjithashtu kanë thënë që ka një rritje në sasinë e përdorimit të kësaj droge, gjë që mund të ndikoj në rritjen e shifrave të abuzimit me të.

Studime të ndryshme kanë treguar që varësia ndaj kësaj droge mund të çoj në memorie më të dobët dhe efekte negative në sjellje.

Interesante