Rrëzohet Lily Allen NULL NULL 05.07.2015 21:00 05.07.2015 21:00 Këngëtarja, Lilly Allen do të ketë nevojë për kujdes mjekësor pasi ajo u rrëzua javën e kaluar në festivalin e Glastonbury. Ajo ishte e pranishme në festival bashkë me miqtë e saj dhe bashkëshortin, Sam Cooper derisa u raportua se ajo kishte pësuar një kolaps në zonën e dedikuar për VIP. Disa dëshmitarë të ngjarjes i kanë thënë revistës “The Sun” se ajo ishte në një gjendje shumë të rëndë dhe madje e kishin parë duke I rrotulluar sytë. “Lily nuk po përgjigjej. Miqtë e saj u brengosën dhe lajmëruan sigurimin. Ndihma e shpejtë erdhi brenda 10 minutave” tha ky dëshmitar, transmeton Klan Kosova. 30 vjeçarja u dërgua në shtëpi pas trajtimit mjekësor nga bashkëshorti I saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.