12:30, 15 Korrik 2017

Gratë të cilat kanë bashkëshortin atraktiv, kanë më shumë gjasë që të zhvillojnë çrregullime në të ushqyer.

Studiuesit nga Universiteti i Floridës, kanë ardhur në përfundim që bashkëshortet të cilat përkeqësojnë shëndetin e tyre përmes dietave të ndryshme, e që kanë për qëllim të dobësohen, veprojnë kështu ngaqë ndihen se partneri i tyre është më i bukur se ato.

Ndërsa meshkujt nuk nxiten të bëjnë të njëjtën gjë, pa marrë parasysh se sa atraktive mendojnë që kanë bashkëshorten.

Autorja e këtij studimi, Tania Reynolds, ka thënë që një partner tejet atraktiv ka efekt negativ tek gratë, pasi që krijojnë një ide se duhet të kenë një trup të dobët gjë që çon në dieta të ndryshme, që çrregulloje mënyrën e të ushqyerit.

Sipas saj këto gra kanë nevoje për ri-konfirmim nga partneret se ata pëlqejnë dukjen e tyre.

 

Interesante