Rreziku i vdekjes së futbollistëve nga ndalimi i zemrës i nënvlerësuar NULL NULL 13.08.2018 19:00 13.08.2018 19:00 Rreziku i vdekjes nga ndalimi i të rrahurave të zemrës tek futbollistët është më i madh se që është menduar, sugjeron një studim i realizuar së fundmi. Veçse ka pasur vdekje të tilla duke përfshirë Marc-Vivien Foe përderisa ishte duke luajtur për Cameroon në moshën 28 vjeçare, apo mbrojtësi Ugo Ehigu që vdiq vitin që shkoi në moshën 44 vjeçare. Studimi i publikuar në “New England Journal of Medicine”, shfaq të dhënat për dy dekada të 11,168 lojtarëve të rinj në Britani. Sëmundjet që prekin muskujt e zemrës – cardiomyopathies – janë vrasës të qetë. Simptoma e parë është ndalimi i zemrës papritur. Adrenalina, ndryshimet në elektrolite dhe dehidratimi, të gjitha këto rrisin rrezikun e shkaktimit të një arresti kardiak. Nuk dihet saktë se cili është numri i vdekjeve nga ky shkak. Deri më tani është menduar se me pak se dy në çdo 100,000 lojtarë janë prekur nga kjo mirëpo studimi i fundit ka treguar një shifër prej shtatë në çdo 1000,0000 lojtarë. “Duhet t’i hapim sytë për faktin se shifrat e vdekjeve janë më të mëdha se sa që kemi menduar, edhe pse janë të rralla” ka thënë kardiologja Sanjay Sharma. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 18/03/2024
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 17/03/2024