Rrezikoi të mbytej në det, humb jetën rrugës për në spital NULL NULL 21.08.2016 19:54 21.08.2016 19:54 Një 74- vjeçar ka ndërruar jetë pasi ishte nxjerrë nga pushuesit në breg të detit, në gjendje të rëndë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ditën e sotme, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur Rrjoll, në Velipojë, Vebi Dini, 74 vjeç banues në Dobraç, Shkodër po mbytej në det. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, si dhe ambulanca, ku kanë konstatuar se 74-vjeçari ishte nxjerrë nga pushuesit nga deti në gjendje kritike. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë mjekësore, si dhe është transportuar për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë. Sipas policisë, nga kqyrja paraprake nuk ka shenja të dukshme dhune, megjithatë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill 5 minuta më parë