Rrëshqet dheu nga moti i ligë – shembet një objekt në Rrugën e Kombit (VIDEO) NULL NULL 24.03.2018 18:13 24.03.2018 18:13 Ditët e fundit, ashtu siç u raportua nga meteorologët, Shqipëria është përfshirë nga një mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Në veri të vendit, janë rikthyer reshjet e dëborës dhe erëra të forta, duke sjellë kështu jo pak dëme, shkruan publik.al Një objekt është shembur në Rrugën e Kombit, ndërsa është vështirësuar edhe qarkullimi i veturave. Për këtë rrëshqitje ka reaguar edhe Autoritetit Rrugor Shqiptar. “Kjo situatë është e njohur për autoritetin rrugor pasi kemi te bëjmë me një zonë të rrëshqitshme. Nga ana e konçensionarit janë marrë të gjitha masat për monitorimin e situatës dhe është siguruar trafiku plotësisht”. “Fatmirisht nuk kemi dëme në njerëz, por kjo situatë do të vazhdojë të monitorohet edhe për disa ditë. Do të bëhen analizat dhe testet gjeologjike të mëtejshme për të përcaktuar saktë se cilat do të jenë masat që do të merren në vijimësi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.