Rrëshqet dheu në Filipine – katër të vdekur dhe dhjetëra të humbur NULL NULL 20.09.2018 09:56 20.09.2018 09:56 epa07026410 People continue to work during rescue and retrieval operation for landslide victims caused by Typhoon Mangkhut in Ucab village, Itogon town, Benguet Province, Philippines, 17 September 2018. The number of people killed in the Philippines by typhoon Mangkhut rose to 40 while dozens are missing, according to provisional data gathered as emergency teams access areas struck by the storm. EPA/FRANCIS R. MALASIG Si pasojë e rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga reshjet e shiut në Filipinet qendrore, kanë humbur jetën të paktën katër persona si dhe janë zhdukur dhjetëra të tjerë. “Rrëshqitja e dheut ka përmbysur më shumë se 20 shtëpi dhe të gjithë njerëzit brenda janë bllokuar” ka thënë para gazetarëve, zyrtari i policisë rajonale, Debold Sinas. Ekipet e shpëtimit ishin duke kërkuar për 50 deri në 80 persona të zhdukur, ka deklaruar për kanalin e lajmeve ANC, këshilltari Carmelino Cruz, transmeton Klan Kosova. “Isha duke fjetur kur dëgjova një zhurmë të madhe. Unë prisja që dheu të hyjë në shtëpinë tonë dhe ishte diçka shumë traumatike” ka përshkruar ngjarjen Vhann Quisido, i cili kishte shpëtuar pasi që një valë e madhe e tokës me shkëmbinj ishte ndalur pas shtëpisë së tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill 25 minuta më parë