Rrëfimi i shoferit të kamionit që i shpëtoi mrekullisht tragjedisë së Gjenovës NULL NULL 16.08.2018 12:01 16.08.2018 12:01 Shofer i një kamioni me inicialet F.L ka arritur që të frenojë momentin e duhur kur u shemb një pjesë e urës në Gjenova të Italisë ku humbën jetën 39 persona Kësisoj ai shmangu rënien në humnerë nga lartësia prej 45 metrash dhe tani përshkuan sesi autostrada “u zhduk” para tij. Babai 37-vjeçar u kthye përgjatë urës Morandi pas një raundi të furnizimit me ushqime, kur para syve të tij u rrëzua një pjesë 650 metrash e urës, transmeton Klan Kosova. “Pashë rrugën që u rrëzua, me të gjitha makinat që kisha para meje”, iu tha ai ekipeve të shpëtimit pas një incidenti të tmerrshëm që vrau 39 persona, transmeton Klan Kosova. Kamioni i tij i gjelbër u bë lajm në të gjitha mediat e botës, dhe ende mund të shihet i lënë në të njëjtin vend ku u ndalua me frena pasi kërceu nga kabina e tij dhe më pas u largua nga mjeti. “Shoferi mbetet në një gjendje tronditëse, por nuk është plagosur”, tha Giovanni D’Alessandro, drejtori i supermarketit, mallrat e të cilit po shpërndante, vozitësi i automjetit. Historia e pabesueshme e shoferit erdhi në pah pas tragjedisë në Gjenovë, kur fotot e kamionit të tij të gjelbër dhanë një pasqyrë reale se sa e rrezikshme ishte ura. Dëshmitarët e tjerë thanë se ura u shemb si një kullë e kartave./klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.