Rrëfim dashurie nga Hollywood NULL NULL 11.02.2016 18:20 11.02.2016 18:20 Ylli i filmit “Deadpool” Ryan Reynolds, ka folur haptazi për jetën e tij me gruan Blake Lively dhe të qenit prind i një vajze të vogël të quajtur James. Ai thotë se me aktoren Blake Lively ishin vetëm miq 6 vjet më parë, dhe ishin njohur teksa po xhironin për filmin The Green Lantern, mirëpo më pas kishin filluar t’i pëlqenin njëri tjetrit, teksa kishin dalë në një takim të dyfishtë me persona të tjerë. “Një vit pasi përfundoi Green Lantern ne të dy ishim beqarë dhe vendosëm të dalim në takime të dyfishta, unë me një vajzë dhe ajo me një tjetër djalë”, thotë Reynolds duke shtuar se në fillim ishin vetëm miq. 39 vjeçari që është martuar me Lively’n në vitin 2012, po ashtu ka thënë se dyshja ndanin një miqësi platonike para se të fillonin lidhjen. “Ishim miq për një kohë të gjatë, çka mendoj se është mënyra më e mirë për të pasur një lidhje, të filloni si shokë”, thotë ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.