9:30, 14 Shkurt 2018

Të martën në rrugën “Llapi” në Prishtinë, një viktimë mashkull ka pranuar trajtim mjekësor, i cili pas një mosmarrëveshjeje është kanosur me armë zjarri, si dhe është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Me vendimin e prokurorit, është bastisur depoja e lokalit të personit të dyshuar me ç’rast  janë gjetur dhe konfiskuar tre fishekë kalibra të ndryshëm, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

I dyshuari  me vendimin e prokurorit është dërguar në mbajtje.