8:55, 19 Qershor 2017

Nëse vendos të ndahesh nga unë, duhet të më kthesh mbrapsht lekët dhe dhuratat që të kam dhënë sa ishim bashkë”. Përmes një kërkese të tillë, të shoqëruar me kërcënime verbale e deri në dhunë fizike, një 45-vjeçar ka “terrorizuar” për muaj me radhë ishtë dashurën e tij,.

Duke mos qenë dakord ndërprerjen e marrëdhënies së dashurisë, ai ka kërkuar ish-partneres dhe familjarëve të saj fillimisht 1 milion lekë të rinj, ndërsa më pas 6 milionë.

Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2017 në Tiranë.

Sipas Gjykatës së Tiranës, “protagonisti” i saj është i pandehuri R. Sulejmani, gjykimi i të cilit përfundoi pak ditë më parë. Ai u gjykua për “përndjekje” dhe “dëmtimeve të tjera me dashje”

. Gjykata vendosi deklarimin fajtor të tij vetëm për akuzën e parë, me 5 muaj e 10 ditë burg. Për akuzën tjetër çështja u pushua, pasi gjatë gjykimi e dëmtuara nuk paraqiti kërkese për gjykim në lidhje me atë vepër, shkruan Lapsi.

 

Interesante