Rovena Dilo e akuzon dajën për vjedhje NULL NULL 30.07.2015 14:00 30.07.2015 14:00 Kjo sipërfaqe toke, që ndodhet mes zonës së ish-bllokut dhe që njihet si lokal “Rovena”, me vendim të gjykatës i kaloi Doshit e Babasit. Sipas gjykatës, kjo sipërfaqe i është shitur dy poseduesve të rinj, nga Agron Vreto pronari i kësaj toke. Por ndryshe mendon Rovena Dilo që është mbesa e Agron Vretos dhe pronarja e lokalit që nga viti 1999. Ajo akuzon dajën për vjedhjen e kësaj prone. ABC News ka arritur të kontaktojë me Agron Vreton, i cili sqaron se prona është dhuruar nga babai. Ai tregon se lokali me emrin “Vreto” por që tashmë njihet si “Rovena” ka qenë në bashkëpronësi me mbesën dhe jo trualli, raporton lapsi.al, transmeton Klan Kosova. Edhe avokati i dy pronarëve të rinj, argumenton se Rovena Dilo nuk ka asnjë dokument të pronësisë për këtë truall, duke hedhur poshtë pretendimet se akt-dhurimi është i falsifikuar. Pavarësisht argumenteve ligjore, këngëtarja Rovena Dilo thotë se do të ndjek të gjithë shkallët e gjyqësorit për të mos liruar këtë pronë. Por daja i saj, Agron Vreto ka një porosi për mbesën: të heqë dorë, që të mos turpërohet më tej. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.