“E nisëm mirë, kemi bërë një stërvitje shumë të mirë. Trajneri na ka thënë që duhet të marrim fitoren sepse kemi bërë një punë që duhet t’iu falënderoj të gjithëve. Jemi të gjithë të gëzuar për këtë fitore”

14:34, 14 Nëntor 2017

Odise Roshi ishte protagonist në fitoren e Shqipërisë në miqësoren ndaj Turqisë, me rezultat 3:2 të hënën mbrëma.

Në një lidhje të drejpërdrejtë nga Turqia për emisionin Zona Gol në Supersport mesfushori fierak foli për fitoren e sotme dhe për përshtatjen me trajnerin Christian Panucci.

“E nisëm mirë, kemi bërë një stërvitje shumë të mirë. Trajneri na ka thënë që duhet të marrim fitoren sepse kemi bërë një punë që duhet t’iu falënderoj të gjithëve. Jemi të gjithë të gëzuar për këtë fitore”.

“Trajneri Panucci kërkon të luajmë më krahët sepse aty mendon ai që jemi më të rrezikshëm dhe e shfaqim më mirë kualitetin që kemi, siç e shfaqëm edhe sot”.

Roshi gjithashtu nuk ngurroi të bënte një ngushëllim për Italinë që mbeti jashtë Botërorit.

Nuk e pamë ndeshjen e Italisë. Më erdhi shumë keq për eliminimin”.

Interesante