Rooney vlerëson lartë Mourinhon NULL NULL 29.07.2016 22:30 29.07.2016 22:30 Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney ka thënë fjalë shumë të mira për ndikimin e Jose Mourinhos si trajner i United, dhe është shprehur optimist për sezonin 2016/17. Kapiteni i “Djajve të Kuq” gjithashtu doli edhe për transferimet që ka bërë Jose Mourinho. Që sipas të cilit, janë tejet të qëlluar. “Gjithmonë është mirë kur keni një menaxher të ri, por kur merrni dikë në nivelin e Mourinhos, është krejtësisht më ndryshe. Ai ka rikthyer mentalitetin fitues në klub”, është shprehur Rooney. “Mou ka transferuar disa lojtarë fantastik për mendimin tim. Ata janë adaptuar shumë mirë tashmë me skuadrën, prandaj është një kohë emocionale dhe na pret një sezon i madh”, ka shtuar kapiteni i Unitedit. /Albeu.com *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 10 orë më parë