Ylli portugez nuk do të luajë kundër ish-skuadrës gjatë verës, meqë ka vendosur të pushojë pas angazhimeve të mëdha të edicionit të shkuar

10:01, 12 Korrik 2018

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në takimin Juventus – Real Madrid, që zhvillohet në kuadër të turneu përgatitor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sulmuesi portugez do ta humbë ballafaqimin që zhvillohet me 5 gusht ndaj ish-skuadrës në Landover të Uashingtonit.

Ai ka vendosur që të pushojë pas angazhimeve të mëdha në edicionin e shkuar të La Ligës dhe Ligës së Kampionëve, si dhe Kampionatit Botëror Rusia 2018.