Ronaldo në ndjekje të titullit të gjashtë të Ligës së Kampionëve NULL NULL 19.09.2018 17:36 19.09.2018 17:36 Paraqitja e mirë e Ronaldos vikendin që shkoi, me dy gola kundër Sassuolos, është shkëndijë që ai do të jetë i gatshëm për t’ia filluar siç di ai garës së madhe evropiane. Qe shumë vite është njeriu kryesor në Ligën e Kampionëve. Figura vendimtare e sukseseve të skuadrës dhe ai që shënon gola të mrekullueshëm në portat e kundërshtarëve. Cristiano Ronaldo sot do të ketë veshur fanellën e ekipit të ri, mirëpo do të luaj përsëri në Spanjë, përkatësisht në “Estadio Mestalla” kundër Valencias. Ai do të debutojë në Ligën e Kampionëve nën shërbim të Juventusit. Golat e tij tregojnë saktë reputacionin e tij në këtë garë: 120 gola në 153 paraqitje. Padyshim se është njëri ndër elementet kryesore që i jep epitetin e favoritit Zonjës së Vjetër nga Italia që këtë vit ta ngre lartë trofeun e famshëm, shkruan Marca, përcjell Klan Kosova. Dhe paraqitja e mirë e Ronaldos vikendin që shkoi, me dy gola kundër Sassuolos, është shkëndijë që ai do të jetë i gatshëm për t’ia filluar siç di ai garës së madhe evropiane. “Tani fillon gara që më pëlqen më së shumti”, kishte thënë portugezi për Ligën e Kampionëve. Ai i doli në krye kësaj gare tri vite me radhë me Real Madridin dhe i regjistroi pesë tituj në karrierën e tij, katër me Realin e një me Manchester United. Tashmë ai është fokusuar ta barazojë Paco Genton. Paco Gento, presidenti i nderit i Real Madridit, ka fituar gjashtë Kupa Evropiane me ekipin spanjoll. Ai ndjeket nga Ronaldo, Alfredo Di Stefano, Paolo Maldini, Alessandro Soctacurta dhe disa lojtarë tjerë te Realit që kanë nga pesë tituj të fituar si futbollistë. Mirëpo i vetmi që ka mundësi ta barazojë atë është Cristiano sepse emrat tjerë tashmë janë përshëndetur me futbollin profesionist. Në Mestalla, Ronaldo do të ndeshet me Valencian e cila ka vuajtur shumë nga portugezi kur ai ishte pjesë e galaktikave. Në 16 ndeshje të La Ligas, ai e ka dërguar 15 herë topin në rrjetën e Valencias, njofton Klan Kosova. Megjithatë, trajneri Marcelino do të mundohet ta “blindojë” Ronaldon që të mos ketë impakt në fushë. Por do të jetë e vështirë sepse lojtari më i mirë në botë ka shënuar në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve që nga viti 2012. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.