Ronaldo, i treti golashënues më i mirë i kombëtareve NULL NULL 24.03.2018 22:00 24.03.2018 22:00 Dy golat e tij ‘magjikë’ ndaj Egjipit mbrëmë në minutat shtesë, që ia sollën fitoren Portugalisë, e kanë çuar Cristiano Ronaldon në shifrën e 81 golave për kombëtaren e tij. Kështu, Topi i Artë është bërë golashënuesi i tretë më i mirë sa iu përket të gjitha kombëtareve. I dyti renditet legjenda hungareze, Ferenc Pushkash, i cili ka të realizuara 84 gola (për Hungarinë dhe Spanjën). Ndërkaq, portugezi është larg arritjes së vendit të parë, të cilin e mban Ali Daei i Iranit, i cili ka të shënuara 109 gola për kombëtaren e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 10 orë më parë