Ronaldo i shokuar me shakanë e Owen (FOTO) NULL NULL 11.01.2017 18:44 11.01.2017 18:44 Ish-ylli i Brazilit dhe Real Madrid, Ronaldo është përgjigjur ndaj shakasë që Michael Owen ka bërë me peshën trupore të tij. Braziliani ka thënë se është ndjerë i shokuar kur e ka dëgjuar deklaratën e Owen. Anglezi në Twitter kishte shkruar: “Mendoja se isha duke shtuar peshë deri sa e pashë bashkëlojtarin e dikurshëm Ronnie”. “Jam i shokuar se sa rëndësi i është dhënë peshës në një botë në të cilën jetojmë. Nuk e di se pse është kaq me rëndësi për të qenë i sinqertë”. “Nuk i dua shakatë e tilla”, ka thënë Ronaldo./Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.