Ronaldo e godet me top, tifozja i kërkon darkë për të shlyer dënimin (FOTO) NULL NULL 22.01.2019 23:17 22.01.2019 23:17 Elena Di Martino është një super tifoze e Juventusit, e cila ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen mes ekipit të Torinos dhe Chievo-s. E ulur pikërisht pas portës në “Allianz Stadium”, ajo është goditur në fytyrë nga një top i gjuajtur nga Cristiano Ronaldo. “Të goditesh në fytyrë me një top nga Cristiano Ronaldo nuk i ndodh të gjithëve. Faleminderit tifozëve të tjerë që ishin në stadium për suportin”-shkruan Elena. 46 vjeçarja ka dhe një kërkesë për yllin portugez, si për ti “shlyer” dëmin që i bëri: “Cristiano është një idhull, por tani, pas kësaj goditje që mora, pres një ftesë për darkë!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.