Ronaldo do të largohet nga Real NULL NULL 14.11.2017 11:04 14.11.2017 11:04 Asi portugez është i interesuar të largohet nga Santiago Bernabeu në fund të këtij edicioni, gjë të cilën ia ka thënë edhe vet presidentit të skuadrës, Florentino Perez Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid në fund të këtij edicioni. Portugezi është duke vuajtur nga një rënie në formë në muajt e fundit, pasi ka shënuar vetëm një gol në La Liga deri më tani këtë sezon. Gazetari spanjoll Edu Aguirre, i cili punon për televizionin El Chiringuito, ka thënë se Ronaldo është i palumtur me pozitën e Real Madrid në tabelën e La Ligës. Ai thuhet se ka njoftuar presidentin Florentino Perez se dëshiron të largohet nga klubi më 30 qershor të vitit 2018. Kërkesa e katër herë fituesit të Topit të Artë është hedhur poshtë nga Perez, duke e përkeqësuar kështu marrëdhëniet e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.