11:10, 12 Korrik 2018

Nëse gjërat do të shkonin ashtu siç njëherë ishin planifikuar, atëherë karriera e Cristiano Ronaldos, do të duhej të fillonte në Itali, saktësisht në Juventus, njofton Klan Kosova.

Në vitin 2003 ish drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, kishte nënshkruar një marrëveshje me Sporting Lisbonen për marrjen e talenteve të klubit.

Si pjesë e marrëveshjes, ish-lojtari kilian i Juves Marcelo Salas do të kryesonte anën tjetër të marrëveshjes, por pasi kishte vizituar Lisbonën, ai kishte refuzuar transferimin, duke e detyruar Juventusin të heqë dorë nga ylli portugez.

Ronaldo më pas iu bashkua Manchester United dhe pjesa tjetër, siç thonë, është tashmë histori.

Por, përkundër kësaj, Juventusi kishte mbetur klub i veçantë për Ronaldon.

Këtë e ka pranuar edhe tash vonë para se të transferohej.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Juventusi, që kur isha fëmijë, më ka pëlqyer ta shikoj”.

klankosova.tv