Romët, ashkalinjtë e egjiptianët, të diskriminuar apo jo? NULL NULL 10.02.2016 18:54 10.02.2016 18:54 Se pjesëtarët e komuniteteve Romë, Ashkalinj dhe Egjiptianë janë të diskriminuar në Kosovë, nuk po pajtohen të gjithë të thirrurit për të diskutuar për çështjen e tyre në emisionin Info Magazine në Klan Kosova. Qazim Rrahmani nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës i cili po ashtu është Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, në studio me Kushtrim Sadikun u shpreh institucionet e Kosovës nuk po rrinë duarkryq karshi punësimit të komunitetit RAE në nivelin qendror dhe lokal. “Ne duhet të punojmë bashkërisht që të gjejmë mundësi për ta zbatuar këtë ligj. Deri më tani nuk kemi asnjë rast të deklaruar se një pjesëtari të komunitetit RAE i është uzurpuar vendi në ndonjë institucion. Institucionet e Kosovës nuk i kanë lënë anash anëtarët e Komunitetit RAE, fakti se unë jam zëvendësministër e dëshmon se ne jemi brenda institucioneve”, ka thënë Rrahmani. Mirëpo me qëndrimin e tij nuk është pajtuar Mustafë Myrtaj nga Partia Liberale Demokristiane i cili thotë se institucionet nuk iu kanë garantuar punësim në institucione pjesëtarëve të komuniteteve në fjalë, edhe pse një gjë e tillë ju takon edhe me ligj. Ai madje ka edhe një propozim se si duhet bërë integrimi i pjesëtarëve të RAE’s në institucionet e nivelit qendror dhe lokal. “Komuniteti RAE është i diskriminuar sa i përket punësimit në nivelin qendror dhe lokal. Institucionet që e kanë obligim kushtetues dhe ligjor nuk marrin për detyrë integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve në institucione. Komuniteti Serb në Kosovë është i mbi-punësuar në krahasim me komunitetin RAE në Kosovë”. “Nuk kam shpresa që ky komunitet të punësohet përmes konkurseve publike, kjo mund të bëhet vetëm nëse Ministritë e mundësojnë një gjë të tillë duke nxjerr qarkore. Duhet të bëhet shpallja e konkurseve enkas për komunitete. Duhet t’u jepet përparësi që në start përmes kritereve”, ka deklaruar Myrtaj, i cili po ashtu është edhe zëvendësministër i Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal. Ndërsa Isak Skënderi, drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Voice of Roma”, shprehet se komunitetet RAE janë të papunësuar dhe se situata e tyre ishte më e mirë para luftës së fundit në Kosovë, se sa që është në periudhën e pas-luftës. “Komunitetet tona ballafaqohen me diskriminim sistematik kur vije puna te punësimi, edhe pse një gjë e tillë na takon me ligj. Shifrën 92% e kemi nxjerrë në bazë të një ankete që ne vetë e kemi bërë”. “Komuniteti RAE ka të drejtë ligjore në vende të punës. Ne nuk presim shumë nga institucionet, për shkak se nuk kanë dëshmuar se po punojnë mjaftueshëm për këto komunitete. Para lufte pjesëtarë të komuniteteve RAE punonin edhe në KEK e Postë por tani aty nuk ka asnjë të punësuar. Deri në 7 mijë e 500 pjesëtarë tanë kanë ikur nga Kosova vitin e kaluar”, thotë Myrtaj. Presidentja Atifete Jahjaga sot ka pritur në takim një delegacion me përfaqësues të Komunitetit Ashkali, i cili udhëhiqej nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi, në prag të 15 shkurtit, ditës së këtij komuniteti. Qytetarë të komunitetit RAE të mërkurën mbajtën protestë para objektit të Qeverisë, duke kërkuar më shumë punë për këtë komunitet. Ata thanë se ky komunitet është më së shumti i lënë anash nga të gjithë institucionet publike dhe privatë në Kosovë. Gjithashtu ata shtuan se kjo është protesta e dytë e organizuar nga komuniteti në 16 vjetët e pasluftës, njofton Klan Kosova. 98.2 % e pjesëtarëve të komunitet janë të pa punë thanë protestuesit. Më tej ata janë takuar me deputetin e komunitetit RAE, Danush Adem , ai tha se do t’i përkrahë protestat dhe do të shoh për hapat e radhës. Ndërsa, Presidentja Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion me përfaqësues të Komunitetit Ashkali, i cili udhëhiqej nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi, në prag të 15 shkurtit, ditës së këtij komuniteti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 39 minuta më parë