17:00, 18 Maj 2017

Edhe politika italiane, e cila po ndjek me interes zhvillimin e situatës parazgjedhore në Shqipëri, përshëndet marrëveshjen e arritur mbrëmë mes palëve politike.

“Mirëpritëm lajmet që na mbërrijnë këto orë nga Tiarana dhe që dëshmojnë një hapje pozitive të dialogut mes palëve politike për të gjetur afate dhe mënyra të bashkëpranuara për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhsme politike në Shqipëri”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme dhe të Kooperacionit Ndërkombëtar, Angelino Alfano.

Shefi i diplomacisë së Romës, që shpreh përgëzimet e tij për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, vë në dukje se në këtë mënyrë do të mund të forcohet akoma më tej ecuria demokratike e Shqipërisë dhe do të bëhet e mundur kështu një rinisje e Tiranës drejt integrimit të plotë europian, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.

Në përfundim të deklaratës së tij, Alfano garanton mbështetjen me bindje në çdo seli, aq më shumë në rolin aktual të kryetarit te radhës në Samitin e Triestes mbi Procesin e Integrimit të Ballkanit Perëndimor, në program më 12 korrik të këtij viti.

Interesante