Roma pëson debakël në Liverpool NULL NULL 24.04.2018 22:40 24.04.2018 22:40 Skuadra nga Anfield Road ka marrë fitore të madhe në përballjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti bindshëm italianët nga Olympico Liverpool ka mposhtur Roma me rezultat të thellë 5:2, në përballjen e parë gjysmëfinale të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Të Kuqtë kaluan në epërsi përmes Mohamed Salah, që shënoi edhe golin e dytë, brenda pjesës së parë, rezultat me të cilin skuadra shkuan në pushim. Brenda njëzet minutave të pjesës së dytë vendasit shënuan edhe dy herë, përmes Sadio Mane dhe Roberto Firmino. Braziliani shënoi edhe të pestin gol për skuadrën dhe të dytin personal, duke i dhënë mundësi skuadrës që pa presion të udhëtojë për në Romë, në përballjen e kthimit. Golin e parë për mysafirët e shënoi Edin Dzeko, dhjetë minuta nga fundi i takimit, ndërsa të dytin Diego Perotti nga pika e bardhë në të 85-ën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.