20:00, 13 Qershor 2018

Dyshja e Serie A, Roma dhe Milan, po luftojnë që ta transferojnë Bruno Fernandes, sipas agjentit të tij, Miguel Pinho-s.

Mesfushori i Sportingut është një nga shumë lojtarë që kanë kërkuar t’iu anulohet kontrata me klubin portugez, ndërkaq përfaqësuesit e tij thonë se ai do të provojë të transferohet në Itali.

“Lojtari e ka përfunduar kontratën e tij me Sportingun bashkë me lojtarët tjerë. Roma, dhe me pak më larg, Milan, janë të interesuar në të”, ka thënë agjenti i tij Miguel Pinho për Iaroma24.

“Ai po largohet për në Itali, por nuk e kemi të planifikuar asnjë takim me Monchi-n (Drejtorin e Futbollit te Roma)”.