Roma dëshiron t’ia vë 90 milionë klauzolën Alissonit NULL NULL 14.02.2018 08:39 14.02.2018 08:39 Roma dëshiron që ta përfshijë një klauzolë lirimi prej 90 milionë eurosh në kontratën e portierit Alisson, sipas calciomercato.com Liverpool dhe Real Madrid janë lidhur me një transferim të brazilianit, madje spekulimet thonin që gjigantët spanjollë ishin gati t’i paguajnë 50 milionë euro. Megjithatë, Roma po synon që t’ia rrisë pagën deri në pesë milionë në vit, nga 1.5 milion euro në vit sa merr aktualisht. Kjo gjithashtu do ta përfshijë një klauzolë prej 90 milionë eurosh për çfarëdo klubi jashtë Serie A që do që ta blejë Alissonin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 10 orë më parë