roger-waters-d0ac2e7d-a62f-456e-ac59-734c8807a73d
16:02, 20 Prill 2017

Ikona e grupit Pink Floyd, Roger Waters, do ta vë në shitje albumin e tij “Is This the Life We Really Want?”, e që është albumi i tij i parë që prej vitit 1992, kur kishte publikuar albumin “Amused to Death”.

Nigel Godrich, që punon me Radiohead dhe Paul McCartneyn, ka shërbyer si producent dhe miksues i albumit, që përfshin 12 këngë të reja, që sipas njoftimit për shtyp, përmban “komente të paepura mbi botën moderne dhe kohët e pasigurta”.

Albumi do të dalë në CD, LP, në pllaka gramafoni, si dhe në formë digjitale.

Këtë album mund ta para-porositni duke filluar nga e premtja.

Në këto incizime, Waters këndon, i bie kitarës dhe basit, si dhe ky album përfshin muzikantë të tjerë si Gus Seyffert, Jonathan Wilson ,Joey Waronker, Roger Manning, Lee Pardini, Lucius, Jessica Wolfe dhe Holly Proctor.

 

Interesante