Roger Moore, një legjendë e shuar NULL NULL 23.05.2017 16:49 23.05.2017 16:49 Pas një lëngate të shkurtër, është ndarë nga jeta aktori britanik, Roger Moore. Për 12 vjet, ai luajti rolin e James Bond në serinë e filmave për agjentin 007 duke debutuar me filmin “The Man with the Golden Gun” dhe duke e përmbyllur aventurën e tij të Bondit me filmin A View to Kill më 1985. Moonraker ishte më i suksesshëm prej filmave Bond të Moore në arkat filmike duke arritur të mbledhë 210 milionë dollarë, në vitin 1979. “Do të doja të kujtohesha si një nga Lirët dhe Hamletët më të mirë. Por pasi që kjo nuk do të ndodhë, jam mjaft i lumtur që e kam bërë Bondin”, kishte thënë Moore duke e rrumbullakuar karrierën e tij si aktor. Moore pati ndikim edhe në kulturë e art, i përmendur në këngën e të ndjerës, Amy Winehouse, në këngën “You Know I’m No Good”. Ai po ashtu kishte shërbyer edhe në Luftën e Dytë Botërore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 19 orë më parë