Robin Krasniqi: Jam i gatshëm NULL NULL 14.06.2016 20:45 14.06.2016 20:45 “Jam i gatshëm” Kështu ka deklaruar sot boksieri kosovar Haxhi Krasniqi i cili mbajti konferencë të përbashkët për media me kundërshtarin e tij Jürgen Doberstein. Dyshja do të takohet prap me datë 15 korrik ku do të luftojnë për titujt WBA Inter-Continental dhe WBO Inter-Continental në kategorinë super të mesme, njofton Klan Kosova. Doberstein i cili momentalisht është bartës i brezit WBA Inter-Continental në karrierën e tij ka zhvilluar 23 luftëra, 20 nga të cilat i ka fituar duke u mposhtur dy herë dhe një herë është ndarë baras. Për dallim prej Doberstein, junikasi 29 vjeçar i njohur ndryshe edhe si Robin Haxhi Krasniqi në karrierën si profesionist i ka zhvilluar 49 meçe, 45 prej të cilave i ka fituar ndërsa është mposhtur katër herë. Për dy herë sfiduesin e titullit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë ky meç do të jetë një test i rëndësishëm i cili nëse kalohet me sukses do ti hapte rrugën për ta sfiduar titullin e më të mirit në botë për herën e 3’të në karrierë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Deklarata e Olti Hysenit, Sadiku: Më vjen keq që një fëmijë u linçua publikisht (VIDEO) 2 orë më parë