Robbie Williams dhe Louis Tomlinson pjesë e “X Factor” NULL NULL 18.07.2018 09:00 18.07.2018 09:00 Robbie Williams do t’i bashkohet ekipit të jurisë së “X Factor” në Britani. Këngëtari 44 vjeçar do të zë vendin e Louis Walsh, i cili u largua nga ky emision pas 13 vjetësh. Louis Tomlinson gjithashtu do t’i bashkohet jurisë përkrah bashkëshortes së Robbie, Ayda Field dhe anëtarit të kamotshëm të jurisë, Simon Cowell. Louis Tomlinson do t’i rikthehet këtij formati ku edhe e nisi karrierën në 2010. “X Factor” do të mbajë edicionin e 15-të me radhë këtë vit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.