Rob dhe Chyna janë fejuar? NULL NULL 10.02.2016 17:00 10.02.2016 17:00 Ata janë në lidhje vetëm për disa javë, por Rob Kardashian tashmë i ka propozuar të dashurës së tij Blac Chyna? 27 vjeçarja është parë me një unazë të bukur me diamante në gishtin e martesës, derisa është argëtuar me miken e saj të ngushtë Amber Rose në karnevalin e Trinidad, transmeton Klan Kosova. Ajo aty ka mbërritur me një veshje të ngushtë, e cila i linte shumë pak imagjinatës, ndërsa stolia e re ishte e vështirë për të mos rënë në sy. Edhe pse mediat e huaja kanë tentuar të flasin me përfaqësuesit të çiftit, ende nuk ka ndonjë konfirmim. Kujtojmë se vëllai i Kim Kardashian, Rob, pas ndarjes nga Rita Ora kishte shtuar peshë në masë të madhe për një kohë të shkurtër dhe ka qëndruar jashtë syrit të publikut që nga atëherë. Vetëm tani që është lidhur me Blac Chyna, ka filluar të jetojë shëndetshëm dhe të del nga pragu i shtëpisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.