Rob dhe Blac Chyna ndahen përfundimisht? NULL NULL 17.02.2017 19:00 17.02.2017 19:00 Marrëdhënia e Rob Kardashian dhe Blac Chyna nuk po funksionon siç duhet, madje raportimet e fundit thonë se çifti është ndarë përsëri, transmeton Klan Kosova. 29 vjeçari dhe modelja 28 vjeçare dolën publikisht si çift në janar të vitit 2016, u fejuan në prill, dhe më pas njoftuan se janë në pritje të një fëmije në muajin maj. Ata mirëpritën vajzën e tyre Dream në nëntor të vitit të kaluar. “Ata janë ndarë kohë më parë”, ka thënë një burim për People. “Ata të dy janë duke u përpjekur të jenë të pjekur në lidhje, sepse kësaj here është më dramatike”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.