Rob dëshiron ende fëmijë me të fejuarën NULL NULL 18.08.2016 21:30 18.08.2016 21:30 Kur kanë mbetur vetëm edhe disa javë para premierës së emisionit të tyre reality, Rob Kardashian deklaroi se dëshiron ende fëmijë me të fejuarën Blac Chyna, transmeton Klan Kosova. Çifti, i cili janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, përmes një Live Chat në Facebook zbuluan për fansat detaje rreth martesës, takimit të tyre të parë dhe se sa fëmijë duan. “Rob kërkon që unë të bëj, çfarë, edhe katër të tjerë?”, e pyeti Chyna të fejuarin. “Ti mund t’i bësh, si p.sh. edhe tre të tjerë, kështu që së bashku me King bëhen pesë”, u përgjigj Rob. Chyna, e cila tashmë është nënë e një djali trevjeçar të quajtur King, babai i të cilit është reperi Tyga, gjithashtu zbuloi se nëse do të varej nga Rob, ata tashmë do të ishin të martuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.