
Sulmuesi i Manchester United-it, Zlatan Ibrahimovic, ka dalë si cak i janarit për dy rivalët e Stambollit, Besiktas dhe Galatasaray, raporton fotoMac.
Suedezi aktualisht ndodhet në kontratë afat-shkurtë në Old Trafford që mbaron në fund të këtij stinori.
Sidoqoftë, ai e ka pasur të vështirë që ta gjejë formën e tij të vjetër, pas lëndimit që e kishte pësuar në gju vitin e kaluar.
Prandaj, ka kohë që po qarkullojnë spekulime për një largim të tij nga Djajtë e Kuq gjatë këtij afati kalimtar.