Rita rrëfen tmerrin e përballjes me një përndjekës të saj NULL NULL 12.01.2019 13:00 12.01.2019 13:00 Rita Ora ka folur për përballjen që pati me një një njeri i cili e ndiqte dhe që kishte hyrë në shtëpinë e saj. Këngëtarja tha se mbeti e tmerruar pasi një fans të cilin ajo kurrë nuk e ka takuar, arriti të mësonte ku jetonte. “Kam pasur një situatë me një person që më ndiqte, ai erdhi në shtëpinë time dhe e la valixhen jashtë derës time”, tha Rita për Daily Star. “Ai ishte i bindur se i kisha kërkuar atij të vinte por unë kurrë nuk kam folur me të më parë dhe ishte pak e frikshme”, tha më tej artistja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.