12:05, 8 Nëntor 2018

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo ka marrë pjesë në një ngjarje bamirësie të organizuar nga “BBC Children in Need” në qytetin e Londrës.

“E falënderoj BBC që më ka ftuar të performoj. I dashuroj aktivitetet bamirëse dhe juve të gjithëve. Nëse ka diçka që mund ta ndihmoj, do ta bëjë me dëshirë.

Mos harroni të enjten më 15.11.18 të më shikoni në BBC mua e disa artistë të mrekullueshëm duke performuar për të gjithë ju”, ka shkruar ndër të tjerash Rita në Instagram.

Ndryshe, 27-vjeçarja ka vite të tëra që punon në organizatën botërore të “UNICEF”, në ndihmë për fëmijët në nevojë.