Rikthimi i vizave për Shqipërinë? Fleckenstein: Nuk mund të ndodhë NULL NULL 19.09.2017 22:35 19.09.2017 22:35 Shqipëria nuk rrezikon rikthimin e regjimit të vizave me zonën Shengen. Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian e përjashtoi këtë opsion. “Jo! Në rast se ne ndjekim çdo qeveri që ka çdo ministër që sjell ndonjë ide, por jo, nuk ka asnjë diskutim për të hequr lëvizjen e lirë”, ka thënë ai në Top Channel. Eurodeputeti gjerman tha se ka një problematikë me azilantët, por ka edhe zgjidhje të tjera që përjashtojnë vendosjen e vizave. “Ka një problem për azilin me Francën dhe ka edhe një zgjidhje, por nuk shoh ndonjë rrezik për këtë. Asnjëherë s’i dihet çfarë ndodh në të ardhmen, por nuk besoj që ky të jetë rasti me Shqipërinë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 23 minuta më parë