11:45, 15 Maj 2017

Golden State Warriors kanë bërë një nga rikthimet më të mëdha në historinë e  Playoff-it të NBA, duke u ngjallur nga deficiti prej 25 pikësh për të mposhtur San Antonio Spurs 113-111 në ndeshjen e parë në finalet e konferencës perëndimore, njofton Klan Kosova.

Fitorja s’dukej askund në horizont për Warriors, por gjërat filluan t’u shkojnë për shtati, kur në çerekun e tretë të ndeshjes, ylli i San Antonios, Kawhi Leonard, pësoi një lëndim dhe iu desh ta lërë ndeshjen.

Si është më së miri këtë e shfrytëzuan Luftëtarët në krye me Stephen Curry-in që shënoi 40 pikë.

Kjo ishte vetëm ndeshja e parë, ndërsa për t’u kualifikuar në finalen e madhe duhet të fitohen 4 ndeshje.

klankosova.tv

 

 

 

Interesante