14:01, 18 Tetor 2017

Adhurues të teknologjisë dhe video lojërave, janë në pritje të gjeneratës së re të versionit klasik Nintendo – Game Boy.

Pajisja legjendare në vitet 90-ta ishte më e kërkuara në treg, duke thyer çdo rekord duke shitur mbi 118 milion njësi në krejt botën.

Faqe të njohura të teknologjisë në botë, kanë shkruar se Nintendo në mënyrë sekrete është duke tentuar që ta kthej në treg pajisjen Game Boy gjatë vitit 2018-të.

Game Boy pati debutuar në vitin 1989 me lojën Tetris, e më pas ju shtua edhe loja tjetër Pokemon.

 

klankosova.tv

Interesante