Rikthehet këngëtarja e famshme shqiptare (VIDEO) NULL NULL 24.06.2017 20:44 24.06.2017 20:44 “BOI (Boy)” quhet kënga që e rikthen në skenë Dafina Rexhepin. Lyrical Son dhe Don Arbas e kanë bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin e ka shkruar Festim Arifi. Incizimi, miksimi dhe masterizimi është bërë në studion Arbasound dhe është prodhim i Don Arbas. Ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films, shkruan Telegrafi. “Është një periudhë e gjatë që unë jam shkëputur nga skena për arsye personale dhe natyrisht është kënaqësi që të rikthehem përsëri në skenën shqiptare. Muzika ime nuk zgjati shumë por la gjurmë, të cilat më kanë inspiruar dhe me kanë bërë të ndihem e fuqishme si asnjëherë më parë. Falënderoj familjen time dhe shoqërinë për përkrahje e veçanërisht fansat e mi që më kanë përkrahur gjithmonë. Ju dua pa fund”, ka shkruar Dafina në Facebook. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Moda Çfarë ka të reja nga shoubizi shqiptar? Flasin gazetarët dhe stilisti i njohur (VIDEO) 5 orë më parë