Rikthehen Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi NULL NULL 23.03.2018 18:00 23.03.2018 18:00 Një foto ku shfaqen Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi teksa ecin me makinë ka qarkulluar në rrjetet sociale disa ditë më parë. Kaq ka mjaftuar që fansat dhe mediat të mendonin se një bashkëpunim mes dy këngëtarëve është afër dhe se hiti i ri po vjen. Në fakt çdo gjë është e vërtetë pasi burime ekskluzive pranë Blitz.al kanë konfirmuar se Getoari është parë tek studio e “Threedoots” dhe mes dy këngëtarëve do të ketë një bashkëpunim. Ata me shumë siguri do të sjellin këngën e vitit pasi historia na e ka treguar dhe vulosur këtë. Rruga e suksesshme e bashkëpunimit të dy këngëtarëve nisi pothuajse 10 vite më parë me këngën “Ani Ani Syn” ku përveç tekstit që e kemi akoma në kujtesën tonë, ishte edhe videoklipi mjaft i veçantë ku i pamë këngëtarët edhe si aktorë në disa role të ndryshme. Ani Ani Syn” i la rradhën “Baby” e cila u kthye menjëherë në një hit duke u bërë kolonë zanore e të gjithëve. E pas kaq vjetësh, duket hiti i 2018-tës është rrugës dhe do të na shoqërojë në clube, makina, rrugë e kudo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.