Rihapet Tregu i Krishtlindjeve në Strasburg pas sulmit NULL NULL 14.12.2018 15:45 14.12.2018 15:45 Tregu i Krishtlindjeve në qytetin francez të Strasburgut është rihapur, dy ditë pas sulmit të kryer nga një person i armatosur të martën në mbrëmje. Sulmi ku katër persona u vranë e 11 të tjerë u plagosën Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner njoftoi sot në mbrëmje në Strasburg se nesër rihapet tregu i Krishtlindjeve, i mbyllur të martën pas sulmit të përgjakshëm. “Konsensusi mes të zgjedhurve lokal u arrit për rihapjen e tregut, duke nisur nga nesër”, deklaroi Christophe Castaner, duke vlerësuar se mos hapja e tregut të Krishtlindjes do të ishte dorëzim para injorancës së atyre që urrejnë popullin tonë. Face au pire, vous avez donné le meilleur. Merci.#Strasbourg pic.twitter.com/nzgBBZR4Fx — Christophe Castaner (@CCastaner) December 13, 2018 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.