23:29, 8 Nëntor 2018

Rihannës nuk i pëlqen që presidenti amerikan Donald Trump po e përdorë muzikën e saj nëpër tubimet e tij.

Një gazetar i Washington Post e solli në vëmendjen e saj faktin që Trump e lëshoi këngën e artistes “Don’t Stop the Music” në tubimin e Tennessee dhe pas kësaj, sipas revistës Rolling Stone ajo tashmë ka angazhuar avokatë, të cilët i kanë dërguar letër Këshillit të Shtëpisë së Bardhë.

Rihanna nuk është artistja e parë që po ndërmerr masa të tilla ligjore kundër Trump që ai të mos e përdorë muzikën e saj gjatë mitingjeve të tij. Këtë më parë e kishin bërë edhe Pharell Williams, Steven Tyler dhe Prince, transmeton Klan Kosova.