Riga: Mbaron samiti i BE-së NULL NULL 22.05.2015 09:24 22.05.2015 09:24 Sot në Riga të Letonisë i përfundon punimet samiti i Bashkimit Evropian, që synon forcimin e lidhjeve me 6 ish-republika sovjetike. Në hapje të këtij takimi, presidenti i BE-së, Donald Tusk, deklaroi një ditë më parë se Partneriteti Lindor i BE-së nuk është “garë e bukurisë” për t’i distancuar ato nga Rusia dhe ka shtuar se nëse Rusia do të ishte “pak më e butë, më atraktive”, atëherë nuk do të përdorte “taktika frikësuese kundër fqinjëve të vet”. Kjo ishte referencë e qartë për rolin e Rusisë në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës. Në programin e Partneritetit Lindor të BE-së përfshihen Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, Azerbajxhani, Armenia dhe Bjellorusia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve 9 minuta më parë
Ekonomi Kurti: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji 15 minuta më parë