Ribashkimi i familjeve koreane: Nënë e bir do të takohen pas 68 vjetësh NULL NULL 19.08.2018 13:17 19.08.2018 13:17 Lee Keum do të takojë të birin e saj mbi 70 vjeçar, tek pas 68 vjetëve. Ajo u nda nga burri dhe djali i saj në vitin 1950 kur shpërtheu lufta ndërmjet dy koreve, shkruan CNN, përcjell Klan Kosova. Keum tregoi se ajo i kërkoi ata një kohë shumë të gjatë, por vonë e kuptoi se kishin mbetur në pjesën tjetër – në Korenë e Veriut. “Kur erdha në Jug, mendova se më nuk do t’i shoh ata kurrë për së gjalli”, ka thënë 92 vjeçarja, për të birin dhe burrin e saj. “Mendoja në vete që lufta duhet të përfundojë që ne të takoheshim. U dorëzova se do t’i shihja prapë”. Sang Chol thotë se nuk e ka pritur këtë lajm që do takohet me nënën e tij, pasi sipas tij mendonte se ishte e pamundur. Si kjo familje u ndanë dhe shumë familje tjera koreane, por të hënën do të ndodhë ribashkimi i parë, që do të zhvillohet në tre vjet, në Malin Kumgang të Koresë së Veriut. Ky bashkim është përfshirë në marrëveshjen historike që u nënshkrua nga krerët e dy Koreve në prill. Rreth 57,000 njerëz kishin të drejtë të aplikonin. Por,prej tyre janë përzgjedhur vetëm 93 persona. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.