Rexhep Selimi: Mazhoranca nuk mundi t’i thoshte “JO” Serbisë NULL NULL 11.01.2017 00:07 11.01.2017 00:07 Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi duke folur për dështimin e arritjes së një projekt-rezolute lidhur me ndalimin e Ramush Haradinaj në Francë, ka thënë se fajin e ka mazhoranca e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, fjalimet e mazhorancës ishin krejtësisht të ndryshme nga votat e tyre për projekt-rezolutën e propozuar nga AAK, dhe e mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën. “Me gjithë diskutimet dhe pajtueshmërinë në aspektin verbal, më gjithë sygjerimet gjatë deklaratave, deklarimet e mazhorancës nuk ishin në përputhje me votimin e tyre”. “Cilindo fjalim të mazhorancës do ta kisha votuar nëse do të përfshihej në një rezolutë të mundshme por në fakt, fjalimet ishin në mospërputhje me votën”. Selimi që ishte i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka deklaruar se Kuvendi me mazhorancën që ka është një institucion që dështon në vazhdimësi. Ai ka insistuar se përgjegjësinë për dështimin e miratimit të një rezolute në seancën e gjatë të sotme të Kuvendit të Kosovës e mban mazhoranca. “Mazhoranca pati vështirësi të mbledhë deputetët, por u mblodhëm disi, diskutuam dhe ata në fund nuk e mbështetën projekt-rezolutën e propozuar nga AAK dhe mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën”. Ai ka thënë se shumica parlamentare nuk mund t’i thoshte “jo” Serbisë. “Mungesa e unitetit brenda faktorit politik ka ndodhur për shkak të Serbisë, mazhoranca nuk ishte në gjendje t’i thoshte “jo” Serbisë, dhe të tregohej e dinjitetshme përballë tyre”. “Ne kërkonim që Parlamenti i Kosovës t’i thotë “jo” Serbisë, dhe ne kërkuam këtë përballë kësaj çfarë po i bën Serbia Kosovës”. Selimi ka deklaruar se problemi kryesor për Serbinë do të ishte ndalja e negociatave me Kosovën. “Kështu Serbia do të detyrohej të reflektonte edhe për heqjen e emrave të qytetarëve të Kosovës nga listat e Interpolit ashtu si edhe të atyre që kërkon për shkak të aktitvitetit në kuadër të UÇK-së”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë