Reuters zgjedh foton nga Tirana për vdekjen e Dolores O’Riordan NULL NULL 15.01.2018 20:18 15.01.2018 20:18 Këngëtarja e bendit irlandez Cranberries, Dolores O’Riordan, e cila vdiq sot në moshën 46 vjeçare, kishte mbajtur koncert edhe në Tiranë. Më 13 qershor 2007, vetëm pak ditë pas koncertit të artistit italian Zucchero (me të cilin kishte pasur një bashkëpunim në këngën “Puro amore”), ajo performoi në Shqipëri si pjesë e turneut “Living Room Show” dhe këndoi në stadiumin “Selman Stërmasi”, njofton Klan Kosova. Agjencia e lajmeve Reuters e ka përzgjedhur fotografinë nga koncerti i O’Riordan në Tiranë në shkrimin për vdekjen e saj. Autor i fotografisë është Arben Celi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Meksikë: U dyshua për rrëmbimin dhe vrasjen e një 8-vjeçareje, turma vret brutalisht gruan (FOTO) 50 sekonda më parë
Kosova Lajçaku përfundon detyrën si emisar për dialogun, nga shtatori me post të ri 13 minuta më parë