Reuters: Të mërkurën, liberalizimi i vizave për Kosovën NULL NULL 01.05.2016 18:17 01.05.2016 18:17 Komisioni Europian ka raportuar se Ukraina dhe Gjeorgjia i kanë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe bashkë me to edhe Kosovës do t’u zyrtarizohet propozimi, shkruan Reuters, njofton Klan Kosova. Ndërsa zyrtarët e Bashkimit Europian insistojnë se për Turqinë nuk do të ketë kurrfarë kompromisi nëse nuk i plotëson 72 kushtet – kushte të cilat tri shtetet e tjera thuhet se i kanë plotësuar. Megjithatë shenjat janë shumë pozitive edhe për Turqinë. “Ne nuk i kemi ulur standardet, por Turqia e ka zhvilluar lojën e saj”, ka thënë një zyrtar i BE-së, i afërt me zhvillimet, shkruan Reuters, njofton Klan Kosova. “Turqia është vendi me i ndjeshëm, sepse ka popullsinë më të madhe, prej 79 milionësh, dhe ka rekorde të këqija sa i përket të drejtave të njeriut dhe të pakicave, lirisë së fjalës dhe rendit e ligjit”, thuhet në këtë shkrim të Reuters. Se Kosova do të marrë një propozim për liberalizim të vizave është shkruar të shtunën edhe nga prestigjiozja Financial Times. FT ka shkruar se Komisioni Europian do të rekomandojë javën e ardhshme heqjen e vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, përkundër se pesë anëtarë të Bashkimit Europian – përfshirë Spanjën – nuk e njohin zyrtarisht Kosovën, shkruan Financial Times, përcjellë Klan Kosova Kosovës do t’i bashkohen edhe Gjeorgjia dhe Ukraina – dhe më kontroversja nga të gjitha – edhe Turqia do të marrë rekomandimin për liberalizim vizash nga Komisioni Europian këtë javë, sipas zyrtarëve që janë të afërt me situatën. Megjithatë, Parlamenti Europian, ose ndonjë shtete, ende mund ta bllokojë këtë proces, njofton Klan Kosova. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë